
Xabi Alonso është zyrtarisht trajneri më i ri i Bayer Leverkusen në Bundesligë.
Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, klubi gjerman ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gerardo Seoane dhe drejtimi i skuadrës i është besuar Alonsos.
Ish-lojtari spanjoll, bën një hap të madh në rrugën si trajner, teksa më herët ka drejtuar edhe Real Sociedad B, nga të cilët u largua në fund të sezonit të kaluar.
Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2024-ës dhe spanjolli pritet të prezantohet zyrtarisht nesër.



