
Traineri Jose Mourinho është i vetëdijshëm se fraksioni i dytë i sezonit do të jetë edhe më i ashpër për Romën . Merkatoja e dimrit mbetet determinante për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe luzitani po i vë shumë shpejt pikat mbi i në lidhje me të ardhmen .
Një ndër preferencat është Victor Lindelof . Suedezi nuk po kalon një moment pozitiv në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ për shkak të Raphael Varane dhe qëllimi kryesor është vazhdimësia .
Kjo situatë detyron anglezët për të kërkuar një zëvëndësues dhe puna ka filluar .
Ndërkaq Manchester United nuk do të lejojë largimin e Victor Lindelof nëse tentativat për 27 vjeçarin nuk do ti plotësojnë kërkesat e britanikëve . Shpresat patjetër që nuk janë shuar sepse synimi i ‘’ The Special One ‘’ ia lartëson vlerat ishi-t e Benficas që konsiderohet shumë i vlefshëm sidomos pas asaj humbje të turpshme të Romës në Conference League në transfertën e Bodo Glimt 6-1 .
Norvegjezët i dhanë një dush të ftohtë kryeqytetasve duke dëshmuar se diferencat në futboll s’janë si më përpara dhe luzitanit si mbetet gjë tjetër veçse të avancojë dhe ta hedhë pas krahëve këtë disfatë historike .
Aktualisht po vlerësohen disa mundësi në lidhje me këtë operacion , ndër të cilat është huazimi në ‘’ Olimpico ‘’ me opsionin e blerjes përfundimtare në varësi të rendimentit të Victor Lindelof .



