
Atletico Madridi ka nisur përveshjen e mëngëve për përforcimin e mëtejshëm . Në rastin konkret ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk do ta hedhin grepin shumë larg por do të fokusohen tek Primera Division . Eshtë pikërisht lojtari i Real Soecidad Mikel Merino që e ka lënë të befasuar Cholo Simeonen dhe argjentinasi i ka bërë me dije drejtuesve se dëshiron ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm . Humbja e protagonizmit të Saul Niguez e shoqëruar me nivelin e dobët të Lucas Torreiras dhe Geoffrey Kondogbia-s ia ka komplikuar disi gjëndjen madrilenëve në repartin e mesfushës . Në lidhje me Mikel Merinon mund të thuhet se këtë sezon vazhdon të reflektojë paraqitje të një niveli mahnitës për llogari të të ashtuquajturve ‘’ Txuri-urdines ‘’ dhe vijon me kokën lart luftën për grumbullimin e mundshëm në kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’ në europianin që do të zhvillohet gjatë verës .
Tashmë drejt një pike kulminante të sezonit ideja e Diego Simeones është shitja e Saul Niguezi-t për të cilin ofertat nuk kanë munguar sidomos nga Premier League dhe Bundesliga dhe vlera e përcaktuar për shitjen e tij kap shifrën e 40 milionë eurove . Një shumë e tillë do ti ndihmojë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për nisjen e negociatave me objektivin e marrjes së shërbimeve të Mikel Merinos dhe Real Sociedad i ka paraprirë një situatë të tillë duke deklaruar se për largimin e spanjollit nga ‘’ Reale Arena ‘’ klauzola e prishjes së kontratës arrin në 60 milionë euro .
Momentalisht për vaskët një çështje e tillë mbetet absolutisht e panegociueshme për shkak të rëndësisë së lojtarit nga Pamplona brenda skemave të Imanol Alguacil dhe me polifunksionalitetin që mbart i jep një tjetër variant lojës së kësaj skuadre. Në këtë kuptim dëshira e zjarrtë e teknikut argjentinasit do të përballet me pretendimin e padiskutueshëm të bardhevlube për ta mbajtur edhe më gjatë 24 vjeçarin në gjirin e tyre sepse do të prishnin disi skemat e Imanol Alguacil dhe do ti vinte në kundrakohë spanjollët për arritjen e sukseseve .



