Inter Miami, synon Luka Modriç

Inter Miami, synon Luka Modriç

Në kohët e fundit e ardhmja e Luka Modriçit ka rezultuar një ndër tematikat më të përfolura të merkatos.

Kroati prej shumë sezonesh është pjesë e Real Madridit, ekip me të cilin ka fituar çdo trofe.

Tanimë me 39 vite mbi supe kuptohet qartazi se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe pavarësisht këtij fakti, pretendentët për të asnjëherë nuk kanë munguar.

Këtë herë është Inter Miami, drejtuesit e të cilit do të tentojnë ta përforcojnë mesfushën me ishi-n e Tottenhamit, një ndër më të mirët në Europë në dekadën e fundit.

Humbja e protagonizmit me ‘’ Galaktikët ‘’ në njëfarë mënyre kuptohet sepse rivaliteti është shumë i ashpër dhe skuadra e lideruar nga David Beckham ia ka hapur dyert.

Drupal Ad

Major League Soccer vijon të jetë një kampionat i cili po e rrit cilësinë vit pas viti dhe jo më kot shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në Europë kanë vendosur ta provojnë veten.

Tek ekipi i Javier Mascheranos aktivizohen disa emblema të futbollit botëror, si Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba apo Sergio Busquets ndër të tjerë dhe Luka Modriç sigurisht do të ishte një përforcim luksi.

Vizioni për lojën, eksperienca dhe titujt e fituar i kanë dhënë një tjetër kuptim karrierës së kapitenit të kombëtares ‘’ Trikolor ‘’, ish nënkampione e botës në 2018-tën.

Momentalisht gjithçka vijon në kuadrin e thashethemeve por në të ardhmen e afërt fantazisti nga Zadar mund të fillojë një eksperiencë të re në Amerikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy