
Plani i drejtuesve të Milanit për rikthimin e italianëve në rivalin e frikshëm të viteve më përpara vijon të jetë i pandalur .
Duke qenë se na ndan një kohë e shkurtër nga hapja e merkatos së dimrit , drejtori sportiv Paolo Maldini është fokusuar tek rinovimi me Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli të cilët i konsideron të domosdoshëm për ecurinë e Milanit .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ legjenda e italianëve e ka përqëndruar vëmëndjen tek ruajtja e organikës e cila i ka krijuar besimin se ky Milan mund të shkojë shumë larg gjatë fazës së dytë të Scudettos pavarësisht se s’duhet anashkaluar edhe Champions League , kompeticion në të cilin befasoi në transfertën e vështirë të ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ dhe gjithçka do ta luajë në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Liverpoolit të kualifikuar tashmë dhe të shpresojë për një barazim në ndeshjen midis Portos dhe Atleticos .
Si mesfushori nga Bregu i Fildishtë ashtu edhe italiani e përfundojnë kontratën në ‘’ San Siro ‘’ në 30 qershorin e 2022-shit dhe kontributi i tyre në skemat e Stefano Piolit ka bindur se janë të domosdoshëm për të ardhmen e Milanit që është një pretendent serioz për të fituar Scudetton .
Puna e italianit e ka shtuar besimin në ambjentin e kuqezinvje të cilët synojnë rikthimin në elitën e Italisë dhe më gjerë , fakt që do të varet nga qëndrimi i peshave të rënda pa të cilat Milani do të ishte shumë larg këtij suksesi .



