Gazetari i sportit, Mantho Prokopi, thotë se përballja e mbrëmjes së të dielës mes Kombëtares kuqezi dhe asaj të Anglisë në Air Albania nuk ka presionin e pikëve. Ai shprehet se të dy kombëtaret e kanë të qartë tashmë pozicionin e tyre dhe nuk kërkojnë me doemos rezultat. Kjo ndeshje sipas tij do t’i ngjajë më shumë një miqësoreje luksi.
Nuk na intereson rezultati. Ne kemi siguruar vendin e dytë në kualifikim. Ata do të kërkojnë fitoren e radhës. Nuk do të jetë një shëtitje në park për Kombëtaren. Kuqezinjtë nga ana tjetër nuk kërkojnë me doemos një rezultat.
Loja jonë sot do të jetë ajo që na leverdis më shumë. Do të godasim në raste sporadike. Nëse mendojnë se gjejmë zgjidhje ndaj Anglisë, do të gjejmë mundësi kur mund të shënohet. Anglezët5 në 7 sfida kanë zero gola të pësuar. Pra kanë mbrojtje solide.
Shqipërisë i mbetet të shpresojë për të ngjallur pak pasion në shkallët e stadiumit, i cili pritet të mbushet plotë. Unë e shoh si një miqësore luksi.



