
Lazio është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 1-3 Sampdorian në transfertë.
Sarri vendosi t’i besojë një fanellë titullari në portë Thomas Strakoshës dhe ky i fundit nuk e zhgënjeu, duke bërë disa pritje vendimtare.
Bardhekaltrit e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë, ku shënuan 3 herë, me Milinkovic-Savic dhe dopietë e Immobile.
Vendasit gjetën golin e nderit vetëm në minutën e 89-të, me Gabbiadinin, që ia doli ta mposhtë më në fund Strakoshën, pas disa tentativave, ku shqiptari ia doli t’i ndalojë.
Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa Sampdoria mbetet në vendin e 15-të me 15 pikë.



