Gjoka i “shkel syrin” Dukës: Gati për Shqipërinë, skuadrës të mos i bëhet presion

Gjoka i “shkel syrin” Dukës: Gati për Shqipërinë, skuadrës të mos i bëhet presion

Trajneri i njohur, Ernest Gjoka pas largimit nga drejtimi i Shkëndijës së Tetovës dy muaj më parë, është duke studiuar me qetësi për ndonjë mundësi tjetër, teksa nuk e përjashton mundësinë se mund të marrë drejtimin e ndonjë skuadre të Superiores, nëse bindet nga projekti. Gjithashtu në emisionin “SportZone” në MCN TV, ai komentoi edhe Shqipërinë në prag të dy ndeshjeve vendimtare ndaj Hungarisë dhe Polonisë, duke thënë se nuk duhet të shtrohet presion ndaj kuqezinjve.

“Mendoj se tanoi janë ndeshje të shumë pritura për ne. Jam një partizan i ekipit kombëtar. Shpresoj të jetë një start shumë i mirë dhe të fillojmë të mendojmë për Botërorin. Mungesat në mesfushë janë shumë të rëndësishme. Laçi dhe Abrashi do na mungojnë. Mendoj se kemi lojtarë që mund të bëjnë shumë mirë. Dëshira do jetë e madhe për të fituar dhe të shpresojmë për Botërorin. Nuk jemi të dënuar për fitore, është diçka që nuk i bën mirë ekipit kombëtar.

Skuadrës për mua, i kërkohet shumë. Ndoshta ndonjëherë i biem më shumë në qafë se sa duhet. Ekipin kombëtar ta lëmë të qetë. Do jetë bukur të përsërisim një sukses si ai i Europianit, por në futboll arritjet nuk janë të shkruara, ato vijnë në momentin kur duhet.

Duhet të krahasojmë veten, se çfarë prodhojmë ne si shtet dhe çfarë prodhojnë Polonia me Hungarinë. Ndonjëherë në futboll nuk ka gjëra të tilla, por ka dhe fat. Ne kemi një ekip kombëtar të rinovuar. Lojtarët marrin pjesë në ekipe të mira. Baza është në ekipet e Serie A. Të shpresojmë me këmbë në tokë dhe të mos i bëjmë presion Shqipërisë.  

Sulmi te Shqipëria? Çështja është çfarë mendojnë trajneri që i ka në stërvitje. Nuk është vetëm dita e ndeshjes, vlerësimi është që në momentin që lojtarët zbresin nga avioni dhe çfarë tregojnë në sulm. Uzuni është në formë të tij të mirë, por edhe Cikalleshi nuk është keq.

Porta? Ka një problem të rëndësishëm te ekipi. Në ekip më të mëdha se ne, shumë lojtarë nuk luajnë me skuadrat e tyre, por te kombëtarja kanë rëndësi shumë të madhe. Për mua Berisha do ishte zgjedhja më e mirë, për shkak të eksperiencës së madhe që ka. Flasim për këto dy ndeshje, që janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë. Na duhet një lojtar me eksperiencë dhe që të ketë besimin e lojtarëve të tjerë.

E ardhmja e Rejës? Nuk e di ta them këtë. Kjo i përket projektit të Federatës. Ka momente që trajnerët e Kombëtareve kanë projekte pa fund, por edhe projekt që e ka një fund. Nuk e di si mund të jetë projekti me trajnerin e Kombëtares sonë.”, tha Gjoka.

I pyetur nëse është i gatshëm të marrë drejtimin e Shqipërisë, nëse do i bëhej ky propozim, Gjoka tha se do e pranonte me krenari, nëse do i jepej kjo mundësi.

“I gatshëm për Shqipërinë? Nëse Duka e shikon të arsyeshme që nesër të vendosë një trajner shqiptar te Kombëtare, atëherë do ishte kënaqësi e madhe që edhe unë të jem mes kandidatëve për stolin e Kombëtares. Ka ikur koha kur gjërat bëheshin me ndikim, Shqipëria ka përparuar. Ne jemi profesionisten tani, iku koha e ndërhyrjeve.

Kam mbaruar një projekt 2-vjeçar dhe jo të lehtë. Të shkosh te Shkëndija, nuk ka alternativë tjetër veçse të shpallesh kampion. Këto dy muaj pushim, jam çlodhur. Po shikoj me qetësi si shkon kampionati shqiptar dhe ata jashtë.

Kampionati italian është shumë interesant sivjet. Janë disa ekipe që duan të jenë në krye të tabelës. Më pëlqen shumë, sepse na bën ta shikojmë dhe të mësojmë shumë gjëra.

E mira do ishte të ikja jashtë. Nuk është e lehtë, duhet të kesh shumë lidhje. Të jemi realist, vazhdimi në kampionatit shqiptar mund të jetë një projekt për mua. Unë vazhdoj të këmbëngul që treningun shqiptar ka ecur para. Unë mendoj që edhe Superiorja ka ecur shumë dhe është zhvilluar. Nëse do jetë një projekt serioz ne do jemi të gatshëm të punojmë.”, u shpreh Gjoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy