Al- Ittihad , superofertë për Salah

Al- Ittihad , superofertë për Salah

Pas largimit të Roberto Firminos tek Al- Ahli , skuadra e Al-Ittihad ka nisur ofensivën për një tjetër yll të Liverpoolit. Flitet për Mohamed Salah , për të cilin sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ drejtuesit e arabëve kanë ofruar 300 milionë euro, 100 prej tyre do të kalojnë në arkat e Liverpoolit ndërsa 200 milionë euro të tjera do ti korrespondojnë pagës së golashënuesit, të shoqëruara me një kontratë për tre vite përtej kontinentit të vjetër. Një ofertë e tillë konsiderohet pa dyshim bombastike për 31 vjeçarin dhe mund ta vërë seriozisht në rrezik vijimësinë tek ‘’ The Redsat ‘’. Nëse do të pranohet nga drejtuesit e Liverpoolit, një lojtar i këtij kalibri sigurisht do t’ia shtonte cilësinë kampionatit të Arabisë Saudite , i cili ka marrë fokusin kryesor në merkato dhe po bën bujë për arsye të ofertave të majme . Në shtatë sezonet me këtë skuadër , ishi i Romës ka treguar se mbetet një ndër më të mirët e Liverpoolit dhe jo vetëm , eksperiencë që e ka shoqëruar me 307 sfida, 187 gola dhe 76 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy