
Vesel Limaj është larguar zyrtarisht nga skuadra e Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardheblu, që nëpërmjet një komunikate në fazën zyrtare, ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin.
26-vjeçari u transferua te Tirana në merkaton e verës të vitit 2021 nga Kukësi dhe bëhet largimi i dytë në mesfushë në këtë merkato, pas Sherif Kallakut.
Me bardheblutë, Limaj është aktivizuar në 49 ndeshje, 40 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Në total, për 1 sezon e gjysmë ka arritur të shënojë 6 gola për llogari të kampionëve.



