Bayerni mendon rikthimin e Coutinhos

Bayerni mendon rikthimin e Coutinhos

   Huazimi tek Bayern Munchen i ka dhënë shansin  Philippe Coutinhos për të provuar një tjetër eksperiencë me Barcelonën por dëmtimet e shumta nuk e kanë lënë të ngrejë kokë brazilianin e talentuar .  Interesi i fundit i bavarezëve për ta rikthyer në ‘’ Allianz Arena ‘’ ia ka hapur dritën jeshile ekstremit  sepse këtë herë këta të fundit mendojnë të blejnë përfundimisht kartonin e tij . Drejtuesit e gjermanëve  besojnë se një aventurë e re e Philippe Coutinhos do të rezultonte shumë produktive si për Bayernin  ashtu edhe për të sepse  ka nevojë me çdo kusht ti japë përfundimisht lamtumirën etapës së kalvareve të pafundme të përjetuara me katalanasit .   Kjo njollë në karrierën e 28 vjeçarit  ndoshta do të fshihet shumë shpejt në gjirin e Bayern Munchen  sepse  ia krijon komoditetin për të rikuperuar versionin më të mirë në fushë . 

Një problematikë që do ti shoqërojë gjithmonë katalanasit në lidhje me mesfushorin e ‘’ Selecaos ‘’ është se nuk ka  justifikuar 130 milionë eurot e  derdhura  në arkat e  Liverpoolit në janarin e 2018- tës . Adaptimi në Primera Division përkrah Lionel Messit u parashikua se do të ishte një çështje që do të zgjidhej shumë shpejt por më kot sepse gjithcka ka marrë një tjetër rrjedhë dhe aktualisht ‘’ Blaugranët ‘’ e cilësojnë ishin e Vasco De Gamas , Interit , Espanyolit dhe Liverpoolit si një ndër  blerjet më të dështuara në historinë e klubit . 

  Philippe Coutinho e ka shoqëruar rendimentin e dobët  me 14 ndeshje dhe 3 gola në sezonin aktual dhe interesi i Bayernit shikohet si shpresa e vetme për lojtarin nga Rio De Janeiro që ta mbyllë përfundimisht këtë kapitull zhgënjyes .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy