Wijnaldum  afër Parisit

Wijnaldum afër Parisit

 Kur u duk sikur ishte  pranë Barcelonës,  gjërat kanë ndryshuar totalisht për mesfushorin Georginio Wijnaldum . I konsideruar si një prej  operacioneve më të dëshiruara  të spanjollëve  por   futja në luftë e Paris St Germain e ka ndryshuar krejtësisht rrjedhën e ngjarjeve .  30 vjeçari pëlqehet shumë nga Mauricio Pochettino dhe për fatin e keq të ‘’ Blaugranëve ‘’ ,  ‘’ Les Pariziens ‘’ janë të bindur se mund të firmosin kalimin e tij në ‘’ Parque De Prince ‘’ . Heqja dorë nga pretendimet e Georginio Wijnaldum për shkakun evident të problemeve ekonomike ia la stafetën ish kampionit të Ligue 1 për të qenë afër realizimit  të  kësaj lëvizje .  Para pak kohësh bavarezët e Bayern Munchen shpallën kandidaturën për ta transferuar në ‘’ Allianz Arena ‘’  por  sipas   ‘ De Telegraaf ‘  Parisi  pothuajse e ka vulosur  këtë operacion që mund të zyrtarizohet  gjatë 24 orëve të ardhshme .  

Momentalisht   lojtari  nga Roterdami është i grumbulluar me   ‘’ Tulipanët ‘’  por mbetet në pritje  për tu informuar nëse do të mund të udhëtojë drejt Parisit për të firmosur kontratën me skuadrën e Mauricio Pochettinos.  Afrimi i kësaj marrëveshje evidenton se francezët nuk kërkojnë të ndalen aspak sepse  dëshirojnë formimin e një skuadre shumë kompetitive për sezonin e ardhshëm pasi objektivi kryesor  i tyre është  fitimi i Uefa Champions Leagues , kompeticion që i  ka shpëtuar nga dora në vitet e fundit . 

Refuzimi i Barcelonës është një leksion që ‘’ Los Cules ‘’ duhet ta mësojnë për të evituar ‘’ dështimet ‘’ e rradhës në merkaton verore  , e cila do ti paraprijë  kthesës së shumpëritur në ambjentin katalanas .

Eksperiencën në ‘’ Anfield Road ‘’ ish-i i  Feyenoordit , Psv Eindhoven dhe Newcastle United e ka mbyllur me 51 takime dhe 3 gola të realizuar gjatë sezonit të lënë pas dhe  sakrifica e drejtuesve francezë  është drejt  shpërblimit me firmën e Georginio Wijnaldum në orët  e ardhshme .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy