
Kylian Mbappe në një intervistë të dhënë së fundmi, ka zbuluar se në fund të muajit korrik, kërkoi largimin nga PSG. Në fjalët e tij, ylli francez tha se i kërkoi klubit të largohej në fund të korrikut, në mënyrë që drejtuesit të kishin mundësinë që të gjenin një zëvendësues ideal për të.
“Unë kërkova të largohesha nga Paris Saint-Germain. Ishte në korrik dhe vendosa atëherë sepse nga momenti që nuk doja të zgjasja kontratën, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi për të pasur një zëvendësues cilësor. Unë dëshiroja diçka respektuese mes meje dhe PSG. Me drejtuesit fola dhe u thashë, nëse nuk doni që unë të largohem, unë atëherë do të qëndroj”.
Personalisht, nuk më pëlqeu me të vërtetë që nga Paris Saint-Germain u tha se Mbappe kërkoi të largohet javën e fundit të gushtit , sepse kjo është e gabuar. Më bëri të ndihem si një mashtrues. Unë i informova herët, në fund të korrikut. Kërkova të largohesha në korrik, por nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 propozime për zgjatjen e kontratës. E di Paris Saint Germain më ka dhënë shumë. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në katër vitet që kam kaluar këtu, dhe ende jam i lumtur”, u shpreh lojtari francez.



