Moggi: Antonio Conte, pranë stolit të Napolit

Moggi: Antonio Conte, pranë stolit të Napolit

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Antonio Conte, pritet të marrë drejtimin e Napolit në Serie A.

Sipas tij, alternativat për stolin e të kaltëvre, janë dy, duke përfshirë edhe Italiano-n, por Conte është në avantazh.

Mendoj se janë dy kandidatë për stolin e Napolit: Conte dhe Italiano. Kam dëgjuar edhe për Piolin, se edhe ai mund të shkojë atje, ngaqë është një trajner i madh, por ka dalë tani në skenë, sepse Milani do të ndryshojë njeriun e stolit.

Conte mund të jetë më afër Napolit, ndjenjat e mia kur flas me njerëzit afër tij janë këto që thashë më sipër

Juventusi duhet ta ketë mbyllur me Thiago Motta, Milani po kërkon trajner jashtë vendit, kështu që Napoli mbetet si mundësi për Conte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy