Real Madridi, insiston për Zubimendin

Real Madridi, insiston për Zubimendin

Edhe gjatë këtij sezoni Martin Zubimendi po tregon se është ndër më cilësorët në pozicionin ku luan.

Spanjolli është një referent në mesfushën e Real Sociedadit, i cili ka lënë gjurmë edhe në kombëtare nën drejtimin e Luis de la Fuentes.

Fillimisht Arsenali insistoi për shërbimet e 26 vjeçarit por hyrja në garë e Real Madridit ja rrit edhe më shumë vlerat.

Traineri Carlo Ancelotti e kërkon medoemos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për arsye se në çdo ndeshje ka bërë diferencën me bardheblutë, ekip pjesëmarrës rregullisht edhe në kompeticionet europiane gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, drejtuesit e ekipit nga San Sebastian nuk do t’ia bëjnë të lehtë pretendentëve, të cilët do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht me shitjen e tij, duke qenë se flitet për dy ekipe që mund ti plotësojnë kushtet.

Loja e zhvilluar nga Martin Zubimendi i ka dhënë trainerit Imanol Alguacil qetësinë e duhur, i cili e ka treguar se është i gatshëm të provojë veten tek një ekip elite.

‘’ Los Blancos ‘’ mbeten një kandidat potencial për ta bërë pjesë të tyren, të cilët mund ti garantojnë fitimin e titujve në të ardhmen e afërt, në aspektin kolektiv dhe individual. Sezoni aktual është i shtati, i shoqëruar deri më tani me 35 sfida dhe 1 gol dhe një lojë bindëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy