
Interesit të shumë klubeve të kontinentit të vjetër për Andreas Christensen , Barcelona ia ka dhënë shumë shpejt përgjigjen.
Traineri Xavi Hernandez vijon i kënaqur me rendimentin e danezit dhe sipas ‘ Sport ‘ ia ka mbyllur derën e largimit nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Pavarësisht se në aspektin ekonomik situata vijon e rënduar tek katalanasit, rëndësia e 26 vjeçarit në skemat e spanjollit evidenton se nuk do ti braktisë ‘’ Los Cules ‘’.
Sipas ‘ The Athletic ‘, për shërbimet e Andreas Christensen po lufton një ekip anglez, i gatshëm të ofrojë një shifër të majme për ishi-n e Chelseat por besohet se do s’do të japë rezultat për arsye se kontrata me gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm përfundon në verën e 2026-tës dhe klauzola për prishjen e saj arrin 500 milionë eurot.
Tek Barcelona qëndrimi i peshave të rënda është një domosdoshmëri dhe në rasktin konkret , nordiku konsiderohet një ndër më të rëndësishmit e Xavi Hernadez në prapavijë.



