
Manchester City ka triumfuar në derbi, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 6-3 Manchester United.
Skuadra e Guardiolës, u shfaq më kërkuese që në fillim dhe pjesën e parë e mbylli në avantazhin e 4 golave, pasi shënuan nga dy herë, Haaland dhe Foden. Ishin përsëri këta dy lojtarë, që arritën të shënojnë edhe nga një gol në pjesën dytë, duke kompletuar tripletat personale.
Për United, tre golat u shënuan nga Antoni në minutën e 56 dhe nga Martial në minutat 84 dhe 91.
City mban vendin e dytë në renditje me 20 pikë, 1 më pak se Arsenali kryesues, ndërsa United mban vendin e 6-të me 12 pikë.



