Hektor Idrizaj është lojtari më i ri i AF Elbasanit. Mbrojtësi u largua nga Skënderbeu dhe do të vazhdojë karrierën në Elbasan. Klubi verdheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen këtë të premte dhe Idrizaj do të vihet nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede. Elbasani është një nga skuadrat më aktive në merkato, ku objektivi në sezonin e ri është i qartë, të ngjiten në Superiore.



