Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e sheh të vështirë përballjen me Letoninë. Por jo të pamundur. Në konferencën për shtyp, Silvinjo tha se skuadra kuqezi po përgatitet për çdo surprizë.
Letonia është një skuadër e vështirë. Jemi duke u përgatitur. Kur ke lojtarë që të mungojnë, puna bëhet më e vështirë. Kjo më ka ndodhur edhe me Brazilin. Por jemi të lumtur me lojtarët që kemi dhe do të bëjmë më të mirën.
Kur punon me Kombëtaren ndodhin shumë gjëra. Ne duhet të përgatitemi. Duhet të përgatitemi që dikush edhe mund të dëmtohet dhe të na duhet ta zëvendësojmë. Jam i kënaqur me lojtarët që kanë ardhur. Ata ndihen krenarë që kanë mundësinë të luajnë me Kombëtaren.



