
Pas largimit të Steven Gerrard që kaloi te Aston Villa, te Rangers nuk kanë humbur kohë për të gjetur pasuesin e anglezit në stol.
Drejtuesit nisën menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin, i cili do të jetë një ish-lojtar i Rangers. Bëhet fjalë për Giovanni Van Bronckhorts, me të cilin marrëveshja është arritur dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.
46-vjeçari e njeh shumë mirë Rangersin, pasi ka luajtur për ekipin midis viteve 1998 dhe 2001, ku fitoi pesë trofe.
U përfol se drejtimi i skuadrës mund të merrej edhe nga Koeman që u shkarkua nga Barcelona, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve.



