Klubi i Venezias ka vendosur të shkarkojë trajnerin Paolo Zanetti. Ndonëse janë ende në garë për të siguruar mbijetesën, drejtuesit kanë vendosur largimin e timonierit.
Venezia aktualisht mban pozicionin e fundit në renditje me 22 pikë, -6 nga vendi i 17 që mbijeton në Serinë A. Venezia nuk fiton prej 9 ndeshjesh, ku ka koleksionuar 8 humbje, 1 barazim dhe 0 fitore. Suksesi i fundit daton më 12 shkurt në transfertë ndaj Torinos me përmbysje me rezultatin 1-2.
Drejtuesit kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri, me shpresë se do arrijnë mbijetesën.



