
Me Jose Mourinhon në stol, tek Fenerbahche vijon të përjetohet një entuziazëm shumë i madh.
‘’ The Special One ‘’ shquhet si një ndër trainerët më të mirë të botës, i cili ka filluar të punojë me shumë përkushtim për ti afruar turqit me titujt në të ardhmen.
Portugezi ka menduar për mbrojtjen dhe sulmin, i cili ka zgjedhur si destinacion Atletico Madridin, ekip me të cilin aktivizohen Caglar Soyuncu dhe Alvaro Morata.
Spanjolli shquhet për rrezikshmërinë në metrat e fundit, sulmues që e ka demostruar me cilindo ekip ku ka bërë pjesë.
Gjatë karrierës 31 vjeçari ka provuar veten tek Real Madridi, Juventusi dhe Chelsea përpara se të transferohej tek ‘’ Los Colchoneros ‘’.

Madrileni shquhet për vënien në siklet të çdo rivali, i aftë për të gjetur hapësirat në zonat e ngushta dhe realizimit të golave atëherë kur nuk e pret.
Ndërsa për mbrojtësin thuhet se është shumë pranë rikthimit në Turqi, ndoshta tek një ndër ekipet historike të kësaj lige.
Cilësitë e treguara në prapavijë dhe gjithashtu eksperienca në një kampionat si Premier League por edhe La Liga, e shëndërron 28 vjeçarin në një element që duhet patur në konsideratë.
Vlerat e tij rriten akoma më tepër duke qenë se vlerësohet nga traineri luzitan, ndër më të mirët në botë në këtë profesion.
Sipas gazetarit vendas Gurkan Borangil, kreu i presidencës Yildirim Ali Koç ka përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh për të dy lojtarët, i cili shquhet si shumë ambicioz dhe kërkon ta rikthejë ekipin nga Stambolli tek sukseset në sezonin vijues.
Duke qenë se flitet për Jose Mourinhon, kërkesat janë të natyrshme, trainer me të cilin Fenerbahche do të synojë protagonizmin, në Turqi dhe Europë.



