Real Madridi, ofertë për Marc Guehi

Real Madridi, ofertë për Marc Guehi

 Duke qenë se Eder Militao parashikohet të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushave për Real Madridin do të jetë shumë e rëndësishme marrëveshja me një tjetër mbrojtës.

Gjatë merkatos së janarit Florentino Perezi do të vihet në dispozicion të kërkesave të Xabi Alonsos, i cili si duket e ka bërë zgjedhjen.

Marc Guehi është i përzgjedhuri i spanjollit, vlera e të cilit momentalisht i arrin 40 milionë eurot. 

Anglezi përpos të qënit një ndër më të mirët e Premier Leagues është edhe kapiten i Crystal Palace. 

Për më tepër Antonio Rudiger edhe David Alaba e përfundojnë kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ në fundin e sezonit dhe sigurisht do të lënë një boshllëk në prapavijë. 

Në rastin konkret 25 vjeçari është i duhur për një ekip si Real Madridi, agresiv, tejet potent në aspektin fizik, i shpejtë dhe i vështirë për tu kaluar në duelet një kundra një.

Miliarderi spanjoll është i ndërgjegjshëm se ekipit të zemrës i duhet një ndryshim rrënjësor, për tu afruar edhe më shumë me titujt në të ardhmen e afërt. 

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë edhe pse bëhet fjalë për një ndër ekipet më të suksesshëm në futboll dhe nëse presidenti Florentino Perez do ta arrijë transferimin e Marc Guehit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, duhet thënë se do të konsiderohej një ndër lëvizjet më të bujshme të merkatos dimërore. 

Ishi i Chelseat numëron pesë sezone në ‘’ Sehurst Park ‘’ dhe secilin prej tyre e ka konfirmuar vendin e një titullari në skemat e trainerit Oliver Glasner.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy