Manchester City, gati superoferta për Rafael Leaon

Manchester City, gati superoferta për Rafael Leaon

 Pa dyshim Manchester City do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës.

‘’ Qytetarët ‘’ kanë patur disa luhajte në sezonin aktual, sidomos në repartin e avancuar.

Pep Guardiola, i cili njihet si një trainer shumë kokëfortë dhe pretendon përmirësimin e vazhdueshëm e ka përqëndruar vëmëndjen tek Rafael Leao.

Portugezi e ka rinovuar së fundmi kontratën me Milanin por sheiku Al Mubarak ka përgatitur çekun prej 150 milionë eurosh për golashënuesin, i cili ka kontribuar për ‘’ Djallin ‘’ me 13 gola dhe 10 asiste në 40 sfida.

Gjithsesi, edhe të tjerë pretendentë po përpiqen të sigurojnë shërbimet e 24 vjeçarit, i cili po zhvillon sezonin e pestë me shtatë herë kampionët e Champions Leagues.

Natyrisht, një transferim i mundshëm në ‘’ Etihad ‘’ do të rezultonte një ndër më të bujshmit e merkatos së verës, gjatë të cilës priten shumë surpriza, ashtu siç ka ndodhur në pararendëset.

Potenciali i numrit një të presidencës së anglezëve vijon të jetë një kërcënim për gjigandët e kontinentit të vjetër, skuadër që pretendon dominimin e çdo kompeticioni në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy