Partizani fiton derbin me Dinamon

Partizani fiton derbin me Dinamon

Partizani triumfoi në derbi ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.

Të kuqtë, e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, pasi shënoi Bintsouka në minutën e 30-të.

Dominim absolut nga të kuqtë, por në fundin e pjesës së parë, rrezikuan barazimit.

Pano Qirko bëri heroin, duke pritur penalltinë e Denisson, për ta mbajtur portën e paprekur.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Shehit, kjo edhe për shkak se nga minuta e 47-të, luajtën me një lojtar më shumë, pasi Gudiabi u ndëshkua me të kuq.

Keko mbylli llogaritë, duke shënuar edhe të dytin në minutën e 70-të. Me këtë fitore, Partizanin mban vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e pestë me 46 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy