Dalot drejt rinovimit me Manchester United

Dalot drejt rinovimit me Manchester United

 Në  orët e fundit Barcelona ka marrë një përgjigje negative nga një ndër objektivat në merkato.

Flitet për Diogo Dalot, i cili sipas specialistit Nico Schira do ta rinovojë kontratën me Manchester United  deri në 30 qershorin e 2027-tës , duke i detyruar kështu drejtuesit e katalansve të kërkojnë të tjerë opsione për përforcimin e krahut të djathtë të prapavijës.

Ky pozicion prej shumë vitesh vijon të jetë një ndër shqetësimet kryesore të spanjollëve, të cilet do të tentojnë ti japin fund gjatë verës.

Për këtë arsye po vlerësohen edhe të tjerë kandidatë , si përshembull Juan Foyth apo Jeremie Frimpong për ti dhënë fund improvizimeve të Xavi Hernandez, trainer i cili shpeshherë në sezonin aktual ka aktivizuar  Ronald Araujon dhe Julen Kounden në një pozicion jo natyral për to .

Megjithatë, në terma të përgjithshëm , performanca e ‘’ Los Cules ‘’ mund të konsiderohet pozitive, të cilët kanë fituar Superkupën e Spanjës dhe La Ligan dhe në sezonin vijues do të japin maksimumin për ta përsëritur suksesin dhe pse jo ta zgjerojnë atë edhe në kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy