Kampionët e Kosovës, Ballkani, ka prezantuar një afrim të rëndësishëm këtë të martë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Marsel Ismajlgeci. Ky i fundit vjen nga boshnjakët e Zrinjski, tek të cilët u transferua nga Tirana një vit më parë.
Një vlerë e shtuar për skuadrën e Ilir Dajës, që shton alternativat në krahun e majtë.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiores në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruan klubi i Ballkanit.



