
Transferimet në merkatot e fundit në Arabinë Saudite, vijojnë ti impulsojnë drejtuesit e skuadrave për të tjerë lojtarë të cilët po lënë gjurmë në kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Kësaj here Al Nassr, Al Ahly, Al Hilal dhe Al Ittihad do të masin forcat për mesfushorin Isco, lajm i konfirmuar edhe nga prestigjozet L’Equipe dhe ‘ As ‘.
Ky destinacion po fiton terren për arsye të ofertave të bujshme në drejtim të tyre.
Megjithatë, ende nuk është bërë me dije oferta për ishi-n e Malagas, i cili po përjeton një rini të dytë tek Real Betisi, një referent absolut në skemat e trainerit Mauricio Pellegrino.
31 vjeçari, në lidhje me sezonin aktual numëron 6 gola dhe 5 asiste në 27 sfida, tek kjo skuadër e cila ka rezultuar një rival i ndërlikuar, në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.



