
Ousmane Dembele është në fundin e kontratës së tij me Barcelonën dhe në sezonin e ardhshëm mund ta shikojmë në Bundesligë.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, sulmuesi francez ndiqet me interes nga Bayern Munich. Këta të fundit e pëlqejnë shumë lojtarin dhe duan të kenë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Kampionët e Gjermanisë, i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare me 18 milionë euro në sezon lojtarin, për ta bindur që të transferohet në “Allianz Arena”.
Dembele e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Borussia Dortmund, ku kishte shpërthimin e tij.



