Arsenali, sfidë Real Madridit për Johan Manzambi

Arsenali, sfidë Real Madridit për Johan Manzambi

  Johan Manzambi është shëndërruar në një ndër lojtarët më të preferuar referuar merkatos verore.

Për mesfushorin disa ekipe elite kanë trokitur në dyert e Freiburgut i cili ka ditur të demostrojë profesionalizmin në Bundesligë. 

Nga shumë ekspertë 20 vjeçari krahasohet me Paul Pogban për të cilin Arsenali do të zhvillojë një supersfidë me Real Madridin. 

‘’ Topchinjtë ‘’ mbeten një kërcënim jo vetëm për ‘’ Galaktikët ‘’ por edhe çdo rival tjetër për arsye të potencialit në aspektin ekonomik dhe historisë. 

Johan Manzambi spikat për fizikun e admirueshëm, mënyrën se si e përdor topin dhe gjithashtu mbërritjen me shpejtësi në kundrasulm. 

Si 13 herë kampionët e Premier Leagues ashtu edhe ‘’ Los Blancos ‘’ konsiderohen dy ekipe kompetitive në çdo kompeticion, të cilat bashkjetojnë me suksesin në çdo sezon. 

Për Johan Manzambin mund të jetë fillimi i një tjetër sfide në karrierë nëse transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ apo në ‘’ Emirates ‘’. 

Presioni tek Arsenali dhe Real Madridi është shumë i madh dhe çdo hap fals mund ti kushtojë shtrenjtë dhe nxënësit të Julian Schuster do ti duhet ta analizojë me kujdes vijimësinë. 

Nëse i referohemi ekipit të Mikel Artetas vlen të shtohet se spikat për zhvillimin e talentëve, sigurisht në një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër. 

Ashtu edhe si shumë duele të tjerë edhe në rastin konkret parashikohet tejet i ashpër deri në fund, për një ndër më premtuesit aktualisht në Europë. 

Do të jetë e vështirë për krerët e Freiburgut të evitojnë largimin e Johan Manzambit pasi si Stan dhe Stal Kroenke ashtu edhe Florentino Perez shquhen për ofertat bindëse gjatë merkatove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy