Lazer Matija, president i FFK Vllaznia, tha në studion e MCN Informacion se ekipi që ai drejton është ndër më të mirët e sezoneve të fundit. Ai theksoi se pavarësisht kësaj, pritet më shumë.
Kemi rezultate të mira për futbollin e femrave. Por më duhet të them se nuk ka njësi matëse për të përcaktuar cili është ekipi më i mirë i femrave. Rezultatet janë pozitive edhe pse ne pretendonim më shumë. Mendoj që ekipi i këtij viti është një ndër ekipet më të mira që kemi pasur në sezone. Ne e duam garën në kampionat shqiptar, por me ato që ka dhënë Vllaznia në vite, pritet shumë. Paralelisht kemi kampionatin dhe kupën e kupave.



