
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar ditën e sotme listën me lojtarët që do të grumbullohen në Botëror.
Menjëherë në listë bie në sy, mungesa e mbrojtësit të Milanit, Fikayo Tomori dhe sulmuesit të Romës, Tammy Abraham.
Të dy këta lojtarë kanë spikatur në Serie A, por kjo nuk ka mjaftuar që Southgate t’i marrë në Botëror. Madje vlen të përmendet se në sezonin e kaluar, Tomori u zgjodh edhe në formacionin e vitit.
Kujtojmë se Anglia është pjesë e Grupit B në Botërorin e Katarit së bashku me Uellsin, SHBA dhe Iranin teksa e startojnë kompeticionin më datë 21 nëntor ndaj përfaqësueses iraniane.



