
Humbja 0-2 në derbi ndaj Tiranës, ka lënë një shije të hidhur te ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti.
Ky i fundit nëpërmjet një postimi, i ka sugjeruar presidentit Gaz Demi, të heqë dorë nga trajnerët italianë dhe t’i besojë drejtimin e skuadrës, Shpëtim Duros.
Postimi i Dostit:
Zhgënjim total nga ekipi i zemrës. Një skuadër që duhet të gjejë vetveten, duke filluar që nga trajneri që duhet të lërë pas fudullëkun nëpër deklarata përpara ndeshjes dhe ekipit që luajti pa ide dhe i çorientuar. Prandaj president Demi mos e lodh veten me trajnerë italianë se rezultatet flasin vetë. Po të jap një sugjerim si mik dhe dashamirës i Partizanit: merr profesor Shpëtim Duron sa nuk është vonë që të kthehet ai Partizan që duam të gjithë.



