Atletico i shkel syrin Guedesi-t

Atletico i shkel syrin Guedesi-t

Pas zerimit të shanseve për përsëritjen e sezonit të kaluar në La Liga dhe me shumë problematika për të zgjidhur , Atletico po përshpejton për afrimin e Gonzalo Guedes në ‘’ Wanda Metropolitano “  .  

Portugezi ka lënë mbresa tek Valencia dhe  tashmë është shëndërruar në objektivin kryesor të ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilëve i duhet domosdoshmërisht të përmirësojnë situatën në majën e sulmit.  

Ky opsion parashikohet se do të shoqërohet me kundërshtimet e drejtuesve nga ‘’ Mestalla ‘’ për arsye të vlerësimit ndaj 25 vjeçarit i cili e ka bërë krenar trainerin Jose Bordalas .

 Atletico është në një fazë tranzicioni dhe Diego Simeone po i shfrytëzon të gjitha pistat  për të rikthyer lumturinë tek kryeqytetasit por konkurrenca e ashpër deri më tani e ka mposhtur argjentinasin duke i lënë për të kuptuar se i mbetet shumë punë për të bërë .

Bardhezinjtë i janë përgjigjur  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ me peticionin 40 milionë eurosh për luzitanin i cili i ka ofruar shumë garanci skemave të Jose Bordalas duke shënuar 10 gola dhe 5 asiste në 29 sfidat e sezonit aktual.  

Për të mos vijuar rrëshkitjet të cilat do të rezultonin një autogol për të ardhmen , firmosja me elementë cilësorë është e vetmja zgjidhje për kampionët e La Ligas.

Vendimet e sakta në situata të ndërlikuara konceptohen  një gjysëm suksesi për skuadra të këtij niveli dhe madrilenët kanë fatin e të pasurit në stol ‘’ El Cholon ‘’ ,  trainer si pak të tjerë në ditët e sotme .

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy