Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti minimalisht Skënderbeun në transfertë.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Chinedu, i cili në minutën e 69-të, finalizoi me sukses një aksion model të bluve.
Pas kësaj, korçarët u munduan të reagonin, por nuk ia dolën dot të shënonin të paktën 1 gol. Në fund nuk mungoi as tensioni mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku në fundin e takimit, Meksi u përplas me Mihanën, teksa në sherr u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.
Duhej ndërhyrja e arbitrit, për të qetësuar gjakrat, ndërsa u ndëshkuan me kartonë të verdhë pikërisht Meksi dhe Mihana.
Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 9 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.



