Sfidë e ashpër për Tiago Djalo

Sfidë e ashpër për Tiago Djalo

Paraqitjet shumë të mira deri më tani me Lillen, e kanë shëndërruar Tiago Djalon në objektivin e disa ekipeve në merkato.

Do të jetë një sfidë e ashpër ndërmjet Interit, Juventusit dhe Atletico Madridit për mbrojtësin 23 vjeçar, lajm i bërë me dije nga e famshmja italiane ‘ La Gazzetta dello Sport ‘.

Sezoni aktual është i katërti në rradhët e francezëve, produkt i akademisë së Sporting Lisbonës, ndër më premtuesit për të ardhmen në kontinentin e vjetër.

Duhet kujtuar se Tiago Djalo ishte pjesë edhe e akademisë së Milanit dhe nga specialistët besohet se ka ardhur momenti që kryeqytetasi të provojë veten tek një ekip elite, si në kampionatin që përfaqësohet ashtu edhe në Europë.

Në lidhje me zikaltërit, drejtuesit tanimë i kanë përveshur mëngët për të përfituar shërbimet e tij me parametër zero gjatë merkatos së verës, të cilit i përfundon kontrata me ish fituesit e Ligue 1 në fundin e sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy