
Pavarësisht eleminimit nga Champions League , Manchester City vijon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në Premier League ku aktualisht lufton për përsëritjen e sezonit të kaluar.
Drejtuesit janë shumë të kënaqur me punën e spanjollit në krye të pankinës dhe sipas ‘ The Mirror ‘ kanë vendosur t’ia rinovojnë kontratën deri në 2025-sën sepse shpresojnë se do të mund ta ngrejnë këtë trofe të shumëpritur i cili i ka lënë ende të presin ‘’ The Citiziens ‘’.
51 vjeçari konsiderohet ideali për të lideruar projektin e bardhekaltërve dhe një fakt që mund të influencojë në qëndrimin e tij në ‘’ Etihad Stadium ‘’ është ofensiva e pandalur për Erling Haaland i cili konsiderohet prioritet absolut i Manchester City-t në çdo merkato .
Transferimi i norvegjezit mbetet në dorën e sheikëve të kampionëve në fuqi të Premier Leagues i cili sigurisht do të jetë një operacion i kripur sepse Borussia Dortmundi gjithmonë i ka qëndruar besnike kërkëses së saj për një ndër risitë e futbollit europian.
Një tjetër aspekt që e favorizon qëndrimin e ishi-t të Barcelonës tek ishullorët është se gjithmonë ka theksuar se ndjehet shumë mirë tek kjo skuadër dhe puna e zhvilluar në këto vite i ka siguruar tituj të rëndësishëm edhe pse mungon vetëm Champions League për tu konsideruar e kompletuar në të gjitha aspektet.
Koha e ka treguar se në fazat më determinante , Manchester City-t i duhet një shtysë më tepër për të bërë realitet objektivin disavjeçar, një sfidë më vete për gjigandin e trainingut.



