
Milani do të luajë këtë të martë, ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Interit, një përballje e cila mund të rezultojë vendimtare edhe për trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli.
Ky i fundit nuk e ka të sigurt qëndrimin te Milani dhe rrezikon shkarkimin. “Sportitalia” raporton se pronarët e Milanit nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual, pas rezultateve aspak pozitive këtë sezon, ku në kampionat renditen në vendin e pestë.
Sipas burimit të sipërpërmendur, Pioli rrezikon seriozisht shkarkimin pas përfundimit të sezonit dhe kuqezinjtë kanë filluar të shikojnë për zëvendësuesin.
I pari në listën e pronarëve, është trajneri Antonio Conte, i cili është pa kontratë, pas shkarkimit nga Tottenham. Gjithçka është në kuadrin e thashethemeve, pasi në rast se Milani kap finalen e Champiosn League, situata do të ndryshonte totalisht.



