Bayern Munich mendon për sezonin tjetër, sigurohet firma me lojtarin rival

Bayern Munich mendon për sezonin tjetër, sigurohet firma me lojtarin rival

Te Bayern Munich, kanë filluar të mendojnë edhe për sezonin e ri. Klubi bavarez, ka arritur së fundmi marrëveshjen për afrimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Gjermanisë, do të firmosin me lojtarin e Leipzig, Konrad Laimer. Austriaku është në fund të kontratës dhe Leipzig dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Bayernin.

 25-vjeçari, i cili numëron 24 ndeshje dhe 2 gola me Kombëtaren, do të transferohet me parametra zero në Bavari në fund të këtij sezoni pas raportimeve të gjermanes Sport Bild.

Laimer është pjesë e Leipzigut prej verës së vitit 2017, ndërkohë që për momentin është i dëmtuar dhe vazhdon të kryejë fazën e rikuperimit për të qenë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së tij.

Austriaku bën mirë të dy fazat e lojës në mesin e fushës, ndërkohë që mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë. Një afrim që gëzon edhe trajnerin Nagelsmann, i cili ka punuar me lojtarin gjatë kohës që drejtonte Leipzigun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy