
Ish-arbitri, Bujar Pregja, tashmë në rolin e specialistit të moviolës, ka thënë se goli i parë i Apolonisë ndaj Teutës ishte i parregullt dhe duhej anuluar. Në emisionin “Skaner” në MCNTV, Pregja ka thënë se dy kartonët e kuq ishin vendime të sakta.
“Te goli i Apolonisë shikojmë një lojtar të fierakëve, i cili është para portierit Frashëri. Ka 2-3 metra distancë, por e pengon portierin. Ky gol duhej anuluar, sepse është në rrezen e lojtarit. Kartoni i kuq i Apolonisë i pari, Repaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por duhet të ndëshkohej direkt me të kuq. I nxehur gjuan me forcë topin dhe e përplas te arbitri anësor. Penalltia te prekja me dorë e Sotës është e rregullt, i saktë edhe kartoni i kuq.”, u shpreh Pregja.



