Formula 1, Bottas me Mercedes siguron “pole position” në Austri, pas tij Hamilton e Vattel

Formula 1, Bottas me Mercedes siguron “pole position” në Austri, pas tij Hamilton e Vattel

Valtteri Bottas me Mercedes ka siguruar “pole position” në pistën e Zëelteg, në Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1, pasi ka dhënë kohën 1’03”130 dhe ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij. Piloti finlandez ka befasur të gjithë me kohën e tij, pasi ai ka lënë pas edhe dy pretendentët kryesorë për titull, Lewis Hamilton me Mercedes i cili u rendit i dyti dhe gjermanin e makinës Ferrari Sebastian Vettel që u rendit i treti dhe nuk e prisnin këtë shpërthim të finlandezit. 

Pista austriake është mjaft e shkurtër dhe duket se kjo ka favorizuar finlandezin, që në sesionin e tretë të provave zyrtare bëri një xhiro të përkryer, duke dhënë një kohë mjaft të mirë. Gjithsesi, vija e parë e nisjes do të jetë sërish e Mercedes, me Hamilton që u rendit i dyti, ndërsa në vijën e dytë janë dy pilotët e Ferrarit, me Vettel që la pas shokun e skuadrës Kimi Raikkonen i katërti. I pesti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, ndërkohë që surprizoi Romain Grosjean me Haas, i gjashti, duke lënë pas Ricciardo i shtati me makinën tjetër Red Bull.

Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare u eliminuan Vandoorne (McLaren), Perez (Foce India), Sirotkin (Williams), Hartley (Toro Rosso) dhe Ericsson (Sauber), ndërkohë që Hamilton ishte më i shpejti në pistë. Ndërsa në përfundim të sezionit të dytë të provave zyrtare më i shpejti ishte Sebastian Vettel me Ferrari, ndërkohë që u eliminuan Ocon (Force India), Gasley (Toro Rosso), Leclerc (Sauber), Alonso (McLaren) e Stroll (Williams).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy