Laçi ka prezantuar afrimin e ri në skuadër. Kurbinasit kanë firmosur për 3 sezone me mesfushorin Jon Vula.
20-vjeçari është formuar në Akademinë e Young Boys në Zvicër dhe do të provojë aventurën e parë në Superiore. Vula ka luajtur edhe me kombëtaren e Zvicrës U-15.
“Laçi njofton se ka firmosur për tre vite me mesfushorin qendror, Jon Vula, i cili është produkt i akademisë së Young Boys në Zvicër dhe ka luajtur edhe me Zvicrën U15. I urojmë suksese me fanellën bardhezi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shtatlarti ka provuar të luajë për 18-vjeçarët e Vaud dhe më pas është transferuar te Koniz, ndërsa në shkurt të këtij viti ka dalë si lojtar i lirë.



