Spektakël me 5 gola në “Elbasan Arena”, Teuta i shkakton humbjen e parë Kukësit

Spektakël me 5 gola në “Elbasan Arena”, Teuta i shkakton humbjen e parë Kukësit

Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në “Abissnet Superiore”.

Pritej një ndehsje spektakolare dhe ashtu ishte! Pjesa e parë, ishte e gjitha për t’u shijuar, teksa u shënuan plot 5 gola. Albano Aleksi i dha avantazhin durrsakëve në minutën e 7-të, ndërsa Feijao vendosi baraspeshën.

Gjelbrim Taipi i dha avantazhin për herë të parë verilindorëve në minutën e 26-të, duke shndërruar në gol një penallti të akorduar me VAR. Megjithatë asgjë nuk kishte përfunduar këtu për pjesën e parë, pasi skuadra e Martinit ia doli të realizoi dy herë të thera, fillimisht me Plakun në minutën e 34-t dhe Koubemba në minutën e 45-të.

Edhe në pjesën e dytë, spektakli nuk mungoi, por gola nuk kishte. Feijao gjeti golin e barazimit në minutën e 55-të, por ishte VAR që e anuloi për pozicion jashtë loje. Nuk mungoi as tensioni, teksa në fund të takimit, Asion Daja dhe Gjelbrim Taipi u ndëshkuan me kartonë të kuq, pas një përplasje mes tyre.

Kështu Kukësi pëson humbjen e parë dhe tashmë zbret në vendin e tretë me 7 pikë, ndërsa Teuta i bashkëngjitet Tiranës në krye të renditjes me 8 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy