Ibrahimovic do të rinovojë deri në 2023-shin

Ibrahimovic do të rinovojë deri në 2023-shin

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është duke i rezistuar me shumë sukses konkurrencës së madhe që ekziston në ditët e sotme dhe ka marrë vendimin për të qenë  i bashkuar me Milanin deri në 2023-shin .  40 vjeçari mendon se ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës dhe vetbësimi nuk  e ka lënë të dorëzohet duke vijuar me  kontributin tek kuqezinjtë , ekip që po përjeton momente të mrekullueshme në Scudetto me Stefano Piolin në stol .

 Sipas ‘ Calciomercatos ‘ drejtuesit e ‘’ Djallit ‘ e konsiderojnë nordikun një pjesë kyçe të  rikthimit në elitën jo vetëm të Italisë por edhe të Europës sepse statistikat e arritura nga  gjigandi nga Malmo krijojnë përshtypjen se ofensiva e Milanit do ta shtojë produktivitetin në ndeshjet vijuese . 

Që nga rikthimi në mitikun ‘’ San Siro ‘’ , ishi i Los Angeles Galaxy s’njeh  asnjë limit dhe është shëndërruar në një bomber të vërtetë me 31 gola dhe 10 asiste në 55 ndeshje dhe duke iu referuar deklaratave të dhëna në të kaluarën arrihet në konkluzionin se ‘’ mplakja ‘’  nuk ekziston në fjalorin e tij . 

Këto statistika konsiderohen impresionuese  për një lojtar të cilit e vetmja gjë që i ka munguar gjatë karrierës është fitimi i ‘’ Topit të Artë ‘’. Arsyeja e vijimësisë me një kockë të fortë dhe njëkohësisht një ndër skuadrat më të famshme në planet  është fitimi i trofeve për ta çuar  objektivin  deri në fund dhe ta mbyllë këtë kapitull në formën më perfekte të mundshme . 

Milani sigurisht që ndihet tepër i privilegjuar për faktin e pasjes së një sulmuesi unik si Ibrahimovic i cili tashmë konsiderohet idhull sidomos në Itali, aty ku ka njohur suksese të njëpasnjëshme në të kaluarën dhe natyrisht duke njohur mentalitetin e tij s’do të ndalet kurrsesi me kaq .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy