Ten Hag ,dëshira e United për stolin

Ten Hag ,dëshira e United për stolin

Firmosja e Antonio Contes me Tottenhamin dhe  refuzimi i Zinedine Zidanes i ka impulsuar  drejtuesit e Manchester United të vijojnë luftën për të ulur në stol një trainer të spikatur .

Largimi i Ole Gunnar  Solskjaer nga ‘’ Old Trafford ‘’ konsiderohet çështje kohe dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë deklaruar preferencën e tyre . Eshtë Erik Ten Hag , trainer që ka impresionuar  tek Ajax Amsterdami dhe aktualisht renditet ndër më të mirët në glob .

 Ashtu si dhe klubet e tjera , anglezët nuk duan të mbeten në vendnumëro por të firmosin me një teknik që do të rikthejë shpresën në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ sepse 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë çeduar në muajt e parë të sezonit .  

Kualitei i lojtarëve tek Manchester United patjetër ka nevojë për një dorë të hekurt sepse gjëndja aktuale konceptohet kaotike .  Puna e bërë me hollandezët ia ka rritur  vlerat  Erik Ten Hag-ut  i cili ishte një ndër surprizat e 2019-tës sepse  i dërgoi kryeqytetasit deri në fazën gjysëmfinale të Uefa Champions Leagues .

Falë eksperiencës dhe punës së palodhur të 51 vjeçarit  , Ajax Amsterdami po shijon një sezon për tu mbajtur mend  sidomos në Champions League , turne ku regjistron katër fitore rradhazi duke i lënë të gjithë me gojë hapur dhe  interesi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ është mëse llogjik. 

Projekti ambicioz me Ajax Amsterdamin po vijon rrugën e mbarë por s’duhet anashkaluar se merkatoja e ardhshme mund të na surprizojë  pavarësisht se është e vështirë që Erik Ten Hag ti japë lamtumirën ‘’ Johan Cruyff Arenas ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy