
Lajme aspak të mira vijnë nga infermieria për Interin. Skuadra zikaltër ka humbur sulmuesin kryesor, Romelu Lukaku, për katër javë.
Belgu i është nënshtruar analizave mjekësore dhe aty është zbuluar një dëmtim muskulor.
Sipas njoftimit të klubit, Lukaku do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 1 muaj.
Në këtë situatë, lojtari humb dy ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Milanin në kampionat dhe sfida e parë me Bayern Munich në Champions League.



