Egnatia u kualifikua për herë të parë në histori, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Pas ndeshjes së parë të mbyllur pa gola, rrogozhinasit triumfuan 0-3 ndaj Laçit në sfidën e kthimit. Dopieta e Fernando dhe Kasa, ishin autorët e golave për Egnatian.
Pas problemeve në kampionat, Laçi dështon edhe në Kupë, ndërsa tashmë duhet shumë punë për të arritur të paktën kualifikimin në Europë.



