
Vllaznia është eliminuar në turin e dytë të Conference League, nga rumunët e Universitatea Craiova, me këta të fundit që triumfuan 3-0y
Pas ndeshjes së parë të mbyllur në barazim 1-1, në ndeshjen e kthimit shkodranët rezistuan vetëm një pjesë.
Në ndeshjen e zhvilluar në Rumani, Vllaznia mbajti portën e paprekur në 45 mimutat e para, ndërsa në pjesën e dytë, pësuan 3 gola.
Me këtë eliminim nga Europa, tashmë vëmendja e Vllaznisë do të përqendrohet te përgatitjet për kampionatin.



