Javë vendimtare për Interin

Javë vendimtare për Interin

Suksesi i arritur me fitimin e Serisë A kërkon të ruhet me çdo kusht nga drejtuesit e Interit . Antonio Conte e ka treguar shumë mirë se çfarë është i aftë të bëjë sepse pas 9 sezonesh e ka mposhtur  Juventusin duke e ulur nga froni . Italiani është treguar shume inteligjent dhe këmbngulës në çdo javë dhe i ka shtrydhur lojtarët në funksion të dhënies së maksimumit në fushë . S’kishte si të ndodhte ndryshe . Duke patur një trainer si Antonio Conte në stol gjërat bëhen edhe më të lehta por njëkohësisht intensiteti i kërkesave shtohet . 

Sipas Calciomercatos drejtori sportiv Beppe Marota dhe traineri i zikaltërve  do të ulen për të diskutuar  me krerët e klubit ku objektivi kryesor pa dyshim është vazhdimi i kësaj rruge për të mos i rënë me shkelm sakrificave të bëra  .  Objektivi kryesor është  përforcimi i pozicioneve që do të konsiderojë të nevojshëm Antonio Conte sepse puna për 51 vjeçarin do të jetë më e vështirë sidomos me rikthimin e Interit në Champions League . 

Tashmë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mendohet se një investim i fuqishëm në merkato do t’ia krijonte terrenin e përshtatshëm Interit për të  përballuar luftën në tre fronte  siç janë kampionati , kupa dhe  turneu më i famshëm europian . Eksperienca e mëparshme e Interit dhe Antonio Contes në këtë eveniment e lehtëson disi ngarkesën për italianët por duhet të tregohen shumë pragmatikë dhe bindës  për të justifikuar siç duhet suksesin e arritur në këtë sezon .  

Siç kuptohet çdo projekt ambicioz nuk mund të finalizohet në mënyrën e pretenduar pa një investim të fuqishëm në merkato .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy