Ahmataj: Tirana nuk është si sezonin e kaluar, ka ndryshuar filozofi

Ahmataj: Tirana nuk është si sezonin e kaluar, ka ndryshuar filozofi

Trajneri Julian Ahmataj, në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se Tirana ka ndryshuar filozofi dhe nuk është si ajo skuadra e sezonit të kaluar.

Pavarësisht largimeve, sipas Ahmatajt, skuadra bardheblu është sjellë mirë në fushë, ndërsa shtoi se ndryshe nga klubet e tjera, Tirana ka arkëtuar të ardhura nga shitjet.

Tirana ka ndryshuar filozofi. Nuk është më ajo Tirana e fortë, këtë vit kanë një filozofi tjetër. Duhet të preket e gjithë linja e sulmit dhe pika e referimit është Kallaku. Tirana ishte e rrjedhshme dhe e logjikshme, aksionet ishin shumë të bukura.

Në futboll duhet rezultati. Finalizimet ishin të dobëta. Kjo ka ardhur edhe për shkak të largimeve. Tirana është sjellë shumë mirë në këtë aspekt. Tirana ka larguar lojtarë, por kanë marrë të ardhura në arkat e saj, ndryshe nga skuadrat e tjera, që nuk kanë përfituar gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy